Diellza Daka rikthehet si prezantuese e ‘Big Talk Kosova’ për edicionin e katërt

Diellza Daka është konfirmuar si prezantuese e emisionit ‘Big Talk Kosova’ për edicionin e katërt, duke vazhduar rolin që mbajti në sezonin e tretë, ku u prit mirë nga publiku.

Ajo ka zhvilluar një stil të vetin në moderimin e bisedave dhe analizave mbi ngjarjet e ‘Big Brother VIP Kosova’.

Për këtë sezon, në panelin e opinionistëve është konfirmuar Vlorijan Halili, i njohur për komentet e drejtpërdrejta dhe qasjen kritike ndaj dinamikave të lojës.

Po ashtu është përfolur mundësia që në panel të bashkohet ish-banorja Xheneta Fetahu, megjithatë kjo ende nuk është zyrtare. Nëse konfirmohet, pjesëmarrja e saj pritet të sjellë një perspektivë tjetër, duke njohur nga afër atmosferën dhe marrëdhëniet brenda shtëpisë.

Me këto zhvillime, ‘Big Talk Kosova’ duket se po përgatitet për një tjetër edicion me debate, analiza dhe surpriza për publikun.

(Telegrafi)

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *