Dolce dhe Edi shfaqin afrimitet në shtëpinë e BBVK

Mëngjesi i sotëm në shtëpinë e BBVK u karakterizua nga një atmosferë e ngrohtë dhe afrimitet midis Dolce dhe Edi, të cilët prej ditësh po tregojnë një lidhje të dukshme.

Që në orët e para, dyshja u panë duke përqafuar njëri-tjetrin, duke shkëmbyer puthje dhe gjeste të buta që tërheqën vëmendjen e publikun. Në pamjet e transmetuara, Dolce ishte e mbështetur në kraharorin e Edi-t, teksa të dy shkëmbenin fjalë dhe buzëqeshje të vazhdueshme.

Shikuesit interpretuan këto gjeste si shenjë të një thellimi të kimisë mes tyre. Një moment që bëri përshtypje ishte kur, gjatë përkëdheljeve, Dolce i afrohej veshit të Edi-t dhe e kafshoi lehtë, duke shkaktuar reagime nga komentuesit që e panë skenën si flirtim spontan.

Ky afrimitet ka rikthyer diskutimet në rrjetet sociale për dinamikën e marrëdhënies Dolce–Edi, ndërsa fansat presin të shohin nëse lidhja do të marrë një drejtim më serioz gjatë qëndrimit të tyre brenda shtëpisë.

Burimi: Telegrafi

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *