Portieri Gianluigi Donnarumma ka thënë se Erling Haaland luajti rol vendimtar në transferimin e tij te Manchester City gjatë verës, siç rrëfeu në një intervistë për Sky Sports.
Donnarumma foli për marrëdhënien e ngushtë me sulmuesin norvegjez dhe për ndikimin që pati kjo miqësi në vendimin për t’u bashkuar me Cityn. Ai tha se Haaland është ‘aq i qetë dhe i përkushtuar ndaj familjes’ dhe se të dy kishin krijuar një lidhje të veçantë edhe para se të bëheshin bashkëlojtarë. Komunikimi mes tyre ka qenë i vazhdueshëm edhe pas ndeshjeve kur përballeshin në fushë.
Sipas Donnarumma, sapo iu paraqit mundësia për t’u transferuar në Etihad, Haaland i shkroi menjëherë për ta bindur që të bashkohej me Manchester City.
‘Është me të vërtetë mik i madh – dhe është fat i madh që tani jam në të njëjtën skuadër me të, sepse është tmerr të luash kundër tij. Është alien’, tha italiani.
Donnarumma ka nisur mirë aventurën në Angli, me gjashtë porta të paprekura në 12 paraqitje. Performancat e tij po ndikojnë në rikthimin e formës së Cityt dhe po e vendosin skuadrën e Pep Guardiolës si sfiduesin kryesor të Arsenalit në garën për titull në Ligën Premier.
(Burimi: Telegrafi)