Drin ‘Makazzee’ Shaqiri: nga FPL tek pjesëmarrja në Major, rrugëtimi i rikujtuar nga FACEIT

Platforma FACEIT ka rikujtuar rrugëtimin e kosovarit Drin ‘Makazzee’ Shaqiri në Counter-Strike 2.

Para pesë vitesh, ‘makazzee’ u ftua për herë të parë në FPL C falë ndërhyrjes së Flatron ‘juanflatroo’ Halimit, i cili i bleu pajisjet që 15-vjeçari të mund të provonte veten.

Që atëherë ai është përmirësuar dukshëm: së pari tregoi kapacitetin duke hyrë në FPL, më pas iu bashkua NaVi Junior, me të cilët fitoi disa trofe të rëndësishme në nivelin ‘tier 2’.

Hapi i madh erdhi me promovimin në ekipin e parë, me të cilin disa muaj më parë fitoi trofeun e parë në StarLadder CS2.

Tani ‘makazzee’ do të luajë për herë të parë në Major, kompeticionin më të rëndësishëm në historinë e CS2. Ndeshjen e parë do ta zhvillojë pas 29 nëntorit, ndërsa kundërshtari ende nuk dihet.

Me një video të postuar në Twitter, FACEIT ka rikthyer këtë rrugëtim për të treguar zhvillimin e lojtarit nga FPL deri te skena më e madhe.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *