Drita triumfoi 2-0 në transfertë ndaj Prishtinës së Re në kuadër të javës së 14-të të elitës së futbollit kosovar.
Mysafirët nisën më mirë ndeshjen dhe kaluan në epërsi në minutën e 24-të, kur Rron Broja realizoi për 1-0. Me këtë rezultatin u mbyllën 45 minutat e para.
Në fillim të pjesës së dytë, të besuarit e Zekirija Ramadanit shënuan golin e dytë: Kristal Abazaj realizoi në minutën e 54-të, duke vendosur rezultatin përfundimtar 2-0.
Me këtë fitore Drita shkon në 23 pikë dhe zë vendin e tretë në tabelë, por ka një ndeshje më pak të zhvilluar, atë ndaj Prishtinës.