Në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova mbërriti droni i parë i këtij edicioni, i dedikuar për banorin Eduard Kuçi.
Droni u shfaq mbi oborrin e shtëpisë dhe përmbante një mesazh surprizues për Eduardin, çka nxiti reagime dhe emocione te banorët.
Banorët u mblodhën rreth tij për të parë përmbajtjen e mesazhit. Ky gjest tregon se Eduardi po fiton mbështetje nga publiku, ndonëse loja është ende në fazat e para.
Përkrahja përmes dronëve konsiderohet një nga shenjat më të forta të popullaritetit në Big Brother.
Eduardi reagoi i emocionuar, por i matur, duke falënderuar mbështetësit pa e ditur se kush e kishte dërguar mesazhin.
Dronët shpesh prishin ekuilibrat dhe nxisin dinamika të reja mes banorëve; pritet të shihet nëse ky moment do të ndikojë marrëdhëniet brenda shtëpisë.
Foto: Instagram
/Telegrafi/