Dua Lipa në Brazil: Performanca, romanca dhe suksesi i një viti të jashtëzakonshëm

Dua Lipa tërhoqi vëmendjen të martën mbrëma teksa mbërriti për një darkë në restorantin Braseiro da Gávea në Rio de Janeiro, Brazil. Këngëtarja 30-vjeçare u shfaq me një bustierë në ngjyrë rozë e vjollcë të frymëzuar nga veshjet e brendshme, të kombinuar me xhinse të errëta dhe sandale lejla me majë të hapur. Ajo kishte lëshuar flokët e saj brune mbi supe dhe kishte zgjedhur një çantë me motiv leopardi dhe disa varëse të arta për ta kompletuar pamjen.

Artistja ndodhet në Brazil si pjesë e turit të saj „Radical Optimism“, që pritet të përfundojë më 5 dhjetor me një koncert në Meksikë.

Dua është e fejuar me aktorin Callum Turner, i cili së fundmi ka folur për lidhjen e tyre në një intervistë për Vanity Fair. I pyetur nëse ishte e vështirë të mbanin një marrëdhënie nën vëmendjen e publikut, ai u përgjigj: “Nuk ka asgjë të vështirë. Është gjëja më e lehtë në botë — me të vërtetë.”

Ai shtoi se e vetmja gjë shqetësuese është kur njerëzit përpiqen t’i fotografojnë fshehurazi, ndonëse shumica janë respektues dhe të sjellshëm. Çifti nisi të frekuentohej në janar 2024 dhe zyrtarizoi fejesën në qershor.

Në një intervistë për The Times Style, Turner foli për fillimet e lidhjes me këngëtaren, duke e përshkruar si “gruan më të bukur në botë”. Ai tregoi se kishin pasur disa raste kur mund të ishin takuar më herët, por takimi ndodhi vetëm atëherë kur të dy ishin të lirë. Ata u njohën gjatë një mbrëmjeje për ditëlindjen e një miku të përbashkët, ku u ulën pranë njëri-tjetrit dhe zbuluan se po lexonin të njëjtin libër — romanin “Trust” nga Hernan Diaz.

Ndërkohë, Dua Lipa ka kryesuar listën “Heat Rich List 2025”, ku renditen 30 personat më të pasur nën 30 vjeç në Britani dhe Irlandë. Ajo vlerësohet me një pasuri prej rreth 129 milionë paundësh, falë një viti të suksesshëm me turin e saj “Radical Optimism”, podkastin, klubin e librit, karrierën në aktrim dhe bashkëpunimet me kompani si Porsche dhe Versace.

Ky vit është cilësuar si më fitimprurësi për këngëtaren, me rreth 83 milionë paundë të ardhura nga koncertet. Lipa ka theksuar më herët se manifestimi është i rëndësishëm për të, një qasje që, sipas saj, po jep rezultate.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *