Dua Lipa në Rio: pranë pishinës, drekë me familjen dhe detaje për marrëdhënien me Callum Turner

Këngëtarja Dua Lipa u vu re të mërkurën pranë pishinës së hotelit Fasano në Rio de Janeiro, teksa po qëndron në Brazil në kuadër të turneut të saj “Radical Optimism”. Ajo, 30-vjeçare, shfaqi barkun e tonifikuar dhe ishte veshur me një set të zi dhe të verdhë, të kombinuar me një fund të lehtë mbulues dhe syze dielli të zeza.

Më vonë, Lipa drekuar në plazhin Ipanema së bashku me familjen, duke u shfaqur me një këmishë të bardhë të hedhur mbi një bikini-top jeshil dhe xhinse. Me të ishin babai Dukagjini, nëna Anesa, vëllai Gjin dhe motra Rina.

Në fillim të javës, këngëtarja ishte parë edhe në një darkë në restorantin Braseiro da Gávea, ku kishte veshur një korse rozë e lejla, të frymëzuar nga të brendshmet, të kombinuar me xhinse të errëta dhe sandale lejla.

I fejuari i saj, aktori Callum Turner, në një intervistë për Vanity Fair tha se e shqetëson kur njerëzit përpiqen t’i fotografojnë fshehurazi, por shtoi se përgjithësisht njerëzit janë respektues dhe të sjellshëm. Çifti nisi lidhjen në janar 2024 dhe konfirmoi fejesën në qershor të këtij viti. Turner më parë e ka përshkruar Duan si “gruan më të bukur në botë”.

Në një intervistë për The Times Style, ai rrëfeu takimin e parë mes tyre, të cilin e lidh me një ditëlindje të një miku të përbashkët. Ata zbuluan se të dy po lexonin të njëjtin roman, “Trust” të Hernan Diaz. I pyetur nëse është e vështirë të menaxhosh një lidhje publike, ai u shpreh: “Nuk ka asgjë të vështirë. Është gjëja më e lehtë në botë – vërtet.”

Javën e kaluar, Dua Lipa kryesoi listën “Heat Rich List 2025” të 30 yjeve nën 30 vjeç më të pasur në Britani dhe Irlandë, me një pasuri të vlerësuar në 129 milionë paund. Kjo pasuri i atribuohet turneut të saj botëror, projekteve të ndryshme dhe bashkëpunimeve me marka si Porsche dhe Versace. Turneu “Radical Optimism” pritet të përfundojë më 5 dhjetor me koncertin e fundit në Meksikë.

/Telegrafi/

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *