Edit dhe Dolce ndajnë moment afërsie dhe puthjen e parë në Big Brother VIP Kosova 4

Në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 4, afërsia mes Edit dhe Dolce po bëhet çdo ditë e më e dukshme.

Dyshja patën një moment të veçantë teksa qëndronin të përqafuar në oborr dhe shkëmbyen batuta të ngrohta.

Ndërsa mbante Dolcen pranë, Edit iu drejtua me humor: “O ty dorën ta hangsha, si bukë ma ke dorën”. Dolce fillimisht nuk e kuptoi dhe pyeti: “Çfarë?” Edit e përsëriti duke u qeshur: “Si bukë”. Dolce pyeti përsëri “Pse?” dhe Edit iu përgjigj shkurt: “Ashtu, të mirë”. Dolce buzëqeshi dhe me shaka shtoi: “E trashë”.

Ky shkëmbim i ëmbël afroi më shumë dyshjen, e pak çaste më vonë ata e kaluan kufirin e miqësisë dhe ndanë puthjen e parë të këtij edicioni të Big Brother VIP Kosova.

Foto/Video: BBVK/Instagram
Burimi: Telegrafi

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *