Hyrja e Eduard Kuqit në edicionin e katërt të Big Brother VIP Kosova ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale.
Edhe pse ai ishte pjesë e këtij formati edhe vitin e kaluar, rikthimi i tij këtë sezon ka nxitur një interes më të madh nga publiku. Që në momentet e para të futjes në shtëpi, është vërejtur një rritje e ndjeshme e përmbajtjes dhe komenteve që lidhen me të në platformat online.
Video, debate dhe reagime të ndryshme janë shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale, duke e shndërruar Eduard Kuqin në një nga banorët më të komentuar në orët e para të spektaklit.
Ndjekësit e programit kanë shfaqur interes të vazhdueshëm për rrugëtimin e tij në shtëpi. Nga reagimet e deritanishme, ai pritet të jetë një ndër figurat kryesore të këtij edicioni.
Mbetet të shihet se si do të vijojë loja e tij në ditët në vazhdim, por për momentin, Eduard Kuqi është në qendër të vëmendjes në nisjen e Big Brother VIP Kosova 4.