Electra prezanton rrugëtimin 17-vjeçar në CIGRE 2025

Në konferencën më të madhe të energjisë në rajon, CIGRE 2025, kompania Electra SH.P.K. prezantoi historinë e saj 17-vjeçare, duke theksuar rrugëtimin nga një kompani vendore në një qendër teknologjike rajonale. E themeluar në vitin 2008, Electra ka ndërtuar partneritete me kompani globale si ABB, Schneider Electric, Megger dhe GE Vernova dhe ka zbatuar projekte në fushat e shpërndarjes dhe automatizimit energjetik, përfshirë rrjetet 10(20) kV dhe sistemet SCADA.

Një prej arritjeve kryesore është përfshirja si kontraktor kryesor në Parkun me Erë “Kitka” (32.4 MW), projekti i parë i këtij lloji në Kosovë. Electra ishte përgjegjëse për furnizimin, ndërtimin dhe komisionimin e plotë të nënstacionit dhe rrjetit energjetik, duke shënuar një hap të rëndësishëm në tranzicionin e gjelbër të vendit.

Vitet e fundit, kompania ka zgjeruar aktivitetin në prodhim, duke u bërë e para në Kosovë me certifikimin ABB Value Provider dhe Master EcoXpert Power Distribution nga Schneider Electric. Electra prodhon qindra panele të tensionit të mesëm dhe të ulët me licenca ndërkombëtare, të cilat eksportohen në Bullgari, Shqipëri, Maqedoni të Veriut, Mal të Zi dhe Serbi.

Në vitin 2025, eksportet e kompanisë kapën vlerën mbi 1.1 milionë euro, ndërsa pjesëmarrja në panairin “The Smarter E Europe” në Mynih dëshmoi se produktet e teknologjisë së lartë të prodhuara në Kosovë mund të konkurrojnë me sukses në tregjet evropiane.

Sot, Electra konsiderohet një nga partnerët më të besueshëm në sektorin energjetik të Kosovës, duke ofruar zgjidhje të avancuara në fushat e energjisë, automatizimit, testimeve deri në 400 kV dhe prodhimit të certifikuar teknologjik.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *