Elijona Binakaj, banorja më e re në Big Brother VIP Kosova, rrëfen tragjedinë familjare

Elijona Binakaj është banorja më e re në edicionin e katërt të Big Brother VIP Kosova. Modelja nga Gjermania ka ndarë me publikun një histori të dhimbshme nga jeta e saj.

Në një intervistë për RTV Dukagjini, Binakaj rrëfeu se në vitin 2021, teksa ishte rrugës për në Kosovë, u përfshi në një aksident të rëndë automobilistik në Kroaci, ku humbi nënën dhe motrën e saj.

“E kemi pasur një aksident në vitin 2021. Ka qenë gjëja më e keqe që më ka ndodhur në jetë. Më ka ndërruar jetën, nga një moment në tjetrin”, theksoi ajo.

Ajo shtoi se përballimi i kësaj situate ka qenë shumë i vështirë, veçanërisht në moshën 14-vjeçare, pa praninë e nënës dhe motrës. “E kam ndjerë veten të detyruar të kujdesem për vëllanë. Ka qenë shumë e vështirë, sepse në atë moshë kisha shumë nevojë për mbështetjen e tyre. Më ka ndryshuar krejtësisht jeta brenda dy minutave. Që nga ai moment, nuk kam qenë më e njëjta. Kam ndjerë se kam vdekur atë ditë”, u shpreh ajo.

Binakaj pritet që këtë rrëfim ta ndajë edhe gjatë qëndrimit të saj në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *