Elijona Binakaj në BBVK: “Flamuri blu me yje nuk ekziston, kemi vetëm një flamur”

Banorja më e re në moshë në Big Brother VIP Kosova, Elijona Binakaj, ka tërhequr vëmendje me një deklaratë të bërë në shtëpinë e spektaklit.

Gjatë një bisede me banorët, ajo tha: “Nuk ekziston flamuri me yll, sepse jemi shqiptarë bre, a e dini…”. Elijona, e lindur dhe rritur në Gjermani, theksoi se për të, flamuri kombëtar shqiptar është i vetmi që përfaqëson identitetin dhe krenarinë e shqiptarëve.

Deklarata e saj ka ngjallur diskutime brenda shtëpisë dhe ka nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale, ku është komentuar si një qëndrim i fortë lidhur me përkatësinë kombëtare. /Telegrafi/

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *