Elon Musk: Puna dhe paratë do të bëhen të parëndësishme, varfëria mund të eliminohet falë AI

Elon Musk tha se në të ardhmen nuk do të kemi nevojë për vende pune apo për para, dhe se varfëria mund të zhduket falë avancimeve në Inteligjencën Artificiale.

Në Forumin e Investimeve SHBA-Saudite, ku u ul në panel me CEO-n e Nvidia-s, Jensen Huang, Musk deklaroi se paratë “nuk do të ishin më të rëndësishme” falë AI. “Mendoj se në një moment monedha do të bëhet e parëndësishme,” tha ai.

Musk foli edhe për përfundimin e punës së detyrueshme, duke thënë se puna do të bëhet “opsionale”, si të luash sporte ose video-lojëra. Ai e krahasoi të ardhmen e punës me kopshtarinë: “Është shumë më e vështirë të rritësh perime në oborrin tënd, por disa njerëz ende e bëjnë këtë sepse u pëlqen të kultivojnë perime. Kështu do të jetë puna: opsionale.”

Musk ka ndarë më parë këtë vizion për një të ardhme të dominuar nga AI, përfshirë idenë e eliminimit të varfërisë. Ai tha se mënyra për ta arritur këtë është me robotin Optimus: “Njerëzit shpesh flasin për eliminimin e varfërisë, duke u dhënë të gjithëve kujdes të mrekullueshëm mjekësor. Në fakt, ka vetëm një mënyrë për ta bërë këtë, dhe kjo është me robotin Optimus.”

Sipas Musk, kur AI dhe robotika eliminojnë punën dhe paratë, qeveritë duhet të shpërndajnë një të ardhur universale. “Këto të ardhura nuk duhet të jenë thjesht një të ardhur bazë universale – duhet të jenë një të ardhur e lartë universale,” tha ai.

Ai paralajmëroi gjithashtu se tranzicioni do të sjellë “shumë trauma dhe përçarje” gjatë rrugës.

Telegrafi

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *