Ish-banori i Big Brother VIP Albania, Endrik Beba, dhe partnerja e tij, Klea, njoftuan se kanë humbur fëmijën që prisnin. Klea bëri njoftimin përmes rrjeteve sociale, duke ndarë dhimbjen me ndjekësit.
Në postimin e saj Klea shkroi: “Qielli të mban tani, por zemra ime do të të mbajë përgjithmonë”.
Cifti janë prindër të një vajze të vogël. Shtatëzëninë e dytë Klea e kishte mbajtur private dhe njoftimin për humbjen e ndau vetëm pas ngjarjes tragjike.
Në rrjetet sociale kanë mbërritur shumë mesazhe ngushëllimi dhe mbështetje për çiftin.
Njoftimi u publikua përmes një postimi në Instagram; foto: Screenshot/Instagram. /Telegrafi/