Ferizaj publikon agjendën e aktiviteteteve për fundin e nëntorit

Komuna e Ferizajt ka publikuar agjendën e aktiviteteve kulturore dhe sportive që do të zhvillohen gjatë ditëve të fundit të nëntorit, në kuadër të shënimit të festave të këtij muaji. Programi nis më 23 nëntor dhe organizohet nga Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Programi i aktiviteteve:

– 23 nëntor: Hapet Festivali “Kosovarja Këndon” në Teatrin “Adriana”.
– 24 nëntor: Në të njëjtin vend mbahet Festivali për fëmijë “Sidorela”.
– 25 nëntor: Shkolla e Arteve sjell koncertin dhe ekspozitën e saj në Galerinë e Arteve.
– 27 nëntor: Në Teatrin “Adriana” shfaqet shfaqja teatrore “13”.
– 28 nëntor: Mbahen homazhe në Varrezat e Dëshmorëve dhe organizohen koloni artistike me rastin e Ditës së Flamurit.
– 28 nëntor: Federata e Volejbollit e Kosovës organizon garën “Kupa e Pavarësisë 2025” në palestrën e sporteve “Bill Clinton”.

Komuna njofton se të gjitha aktivitetet mbahen nën përkujdesjen e kryetarit dhe janë të hapura për qytetarët. Raporton Telegrafi.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *