Festivali Sunny Hill në garë për çmimin evropian të festivalit të vitit

Kanë mbetur vetëm disa orë deri në përfundimin e votimit për çmimet “European Festival Awards”, ku Festivali Sunny Hill është nominuar në kategorinë e festivaleve të mesme për nga madhësia.

Të gjithë mbështetësit mund të japin votën e tyre online duke vizituar linkun: https://www.surveymonkey.com/r/publicvoting25 dhe duke zgjedhur Festivalin Sunny Hill në kategorinë përkatëse.

Vota e publikut do ta ndihmojë festivalin të radhitet për të dytin vit me radhë në mesin e më të mirëve të Evropës, duke e forcuar më tej suksesin dhe ndikimin e tij ndërkombëtar.

Vitin e kaluar, Sunny Hill u rendit mes pesë festivaleve më të mira në këtë kategori, duke dëshmuar cilësinë artistike dhe rritjen e ndikimit të tij në industrinë krijuese evropiane.

Festivali mbahet në Prishtinë dhe ka sjellë në skenë emra të njohur të muzikës botërore si Dua Lipa, Calvin Harris, J Balvin, Martin Garrix, Action Bronson, Skepta, Burna Boy, Miley Cyrus, Fatboy Slim, Shawn Mendes, Bebe Rexha, Stormzy, Black Coffee, The Martinez Brothers, Peggy Gou, Anyma dhe të tjerë.

Organizatorët kanë bërë thirrje për votim, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes së komunitetit për ta ngritur më tej Festivalin Sunny Hill në skenën globale të muzikës.

Sot është dita e fundit për të votuar.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *