FFK synon të bindë talentin e Zvicrës, Adrien Llukes, të përfaqësojë Kosovën

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka nisur përpjekjet për të bindur talentin zviceran Adrien Llukes të përfaqësojë Kosovën, raporton mediumi zviceran 20min.ch.

Llukes, kushëriri i Bastien Toma, është një prej më të spikaturve te Zvicra U17 dhe luan në disa pozita: sulmues, qendërmesfushor (numër 8), numër 10 apo edhe në krah. Sipas reportimit, ai ka pasaportë të dyfishtë zvicerane-kosovare dhe ka luajtur te FC Sion që nga fëmijëria.

Gazeta shpjegon se interesimi i FFK-së u shtua pas paraqitjes së tij të dytë në ligë për Sion kundër Grasshoppers në tetor, moment nga i cili u vërejt nga zyrtarët kosovarë. Kosova e ka kontaktuar lojtarin për t’i propozuar ndryshimin e përfaqësueses, por deri tani përgjigjia e tij është negative.

Sipas 20min.ch, pas një periudhe të shkurtër zyrtarët kosovarë provuan ta bindin, siç bënë më parë me Leon Avdullahun dhe Albian Hajdarin. Megjithatë, ky nuk rezulton të jetë opsion për Llukes, pjesërisht sepse Federata Zvicerane ka vepruar në prapaskena për ta parandaluar një skenar të tillë.

Llukes aktualisht është i përqendruar te çerekfinalja e Kampionatit Evropian U17 ndaj Portugalisë. “Jemi një grup i mirë, jemi rritur bashkë dhe të shohim se çfarë do të ndodhë. Qëllimi është ta mposhtim edhe Portugalinë”, tha ai.

Mbetet të shihet nëse 17-vjeçari do të ndjekë rrugën e Hajdarit dhe Avdullahut për t’u larguar nga “Helvetikët” dhe për t’u bashkuar me Kosovën. (Burim: 20min.ch, përcjell Telegrafi)

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *