FIFA heq posterin zyrtar të Botërorit 2026 pas kritikave për mungesën e Ronaldos

FIFA hoqi posterin e parë zyrtar të Kupës së Botës 2026 nga rrjetet sociale, pas kritikave të shumta nga tifozët.

Derisa 42 skuadra kanë siguruar kualifikimin për turneun e verës së ardhshme në SHBA, Meksikë dhe Kanada, gjashtë vende mbeten ende të lira në edicionin historik me 48 ekipe.

Posteri promocional, i shfaqur fillimisht nga FIFA, përfshinte lojtarë nga kombëtaret e kualifikuara, përfshirë Erling Haaland, Kylian Mbappe, Sadio Mane, Mohamed Salah dhe Lionel Messi, i cili ka të ngjarë të marrë pjesë në Botërorin e tij të fundit.

Për habinë e shumë tifozëve, Cristiano Ronaldo nuk doli në poster; Bruno Fernandes ishte përfaqësuesi i vetëm i Portugalisë, përkrah Marko Arnautovic të Austrisë.

Mungesa e Ronaldos shkaktoi reagime në rrjetet sociale. Disa nga komentet ishin: “Fytyra më e madhe e sportit, pa debat”; “FIFA ta lërë Cristiano Ronaldon jashtë posterit zyrtar të Botërorit është e vështirë të kuptohet. Nga pikëpamja e marketingut, ai është sportisti më me ndikim në planet, një fytyrë që shet një turne”; dhe “Poster i Kupës së Botës 2026 pa Ronaldon? Ndihet çuditshëm. Ai ishte fytyra e çdo turneu për gati dy dekada, bashkë me Messin.”

Pas valës së kritikave, FIFA e hoqi posterin nga llogaria e saj zyrtare në X të enjten, sipas shumë mediave. Nuk dihet ende arsyeja e saktë e fshirjes, por sugjerohet se vendimi erdhi për shkak të reagimeve ndaj mungesës së Ronaldos.

Burimi: Telegrafi.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *