Filipçe kritikon deklaratat e presidentes Siljanovska-Davkova për reformat

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, reagoi ashpër në një konferencë për shtyp ndaj deklaratave të presidentes së Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, e cila kishte thënë se ‘nuk është koha për reforma, sepse është kohë lufte’.

“Një president shteti, i cili vetëm një vit e gjysmë më parë mori gjysmë milioni vota, nuk mund të lejojë të thotë se kjo nuk është koha për reforma”, deklaroi Filipçe.

Ai shtoi se disa ditë më parë, ish-kryeministri Nikolla Gruevski, nga Budapesti, kishte bërë një postim ku theksonte se Evropa është në kohë lufte. Sipas Filipçes, kjo tregon se partia opozitare OBRM-PDUKM po ndikohet nga Gruevski.

“Do të bëhet gjithnjë e më e qartë se OBRM-PDUKM kontrollohet nga Nikolla Gruevski nga Budapesti. Ata janë vetëm ekzekutues të politikave të tij dhe asgjë tjetër”, theksoi Filipçe.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *