Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, ka konfirmuar se skuadra e tij do të vazhdojë të ndjekë strategjinë e zakonshme të lojës edhe në përballjen e ardhshme kundër Zvicrës. Ndërsa përgatitjet për ndeshjen e raundit kualifikues janë në kulmin e tyre, Foda theksoi rëndësinë e mobilizimit dhe taktikës aktive për t’iu kundërvënë fuqishëm kundërshtarëve.
Foda shtoi se edhe pse baza e lojës mbetet e njëjtë, ai nuk përjashtoi mundësinë e disa ndryshimeve taktike. “Kemi një stil të qartë, por gjithmonë mund të bëhen rregullime në varësi të situatës. Deri të nesërmen do të marrim vendime të fundit,” nënvizoi trajneri gjerman, duke lënë të hapësirë për surpriza të mundshme.
Duke folur për atmosferën në vend, Foda komentoi se euforia në Kosovë është e dukshme, veçanërisht në prag të ndeshjeve kyçe si ato të Play-Off-it. “Euforia është e natyrshme, por festimet duhet të vijnë pasi të kemi shënuar fitore në këto ndeshje vendimtare,” deklaroi ai.
Ndeshja mes Kosovës dhe Zvicrës do të zhvillohet të martën mbrëma në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ duke filluar nga ora 20:45. Mbështetja e publikut pritet të jetë një faktor kyç në paraqitjen e Dardanëve, teksa synojnë një rezultat pozitiv që do të forçojë pozicionin e tyre në gara të mëtejshme.