Forcat Speciale amerikane zhvillojnë stërvitje në Zall-Herr

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka publikuar disa fotografi nga një stërvitje e Forcave të Operacioneve Speciale të caktuara në Komandën e Operacioneve Speciale të SHBA për Evropën (SOCEUR).

Sipas njoftimit, stërvitja u zhvillua gjatë natës në bazën ushtarake të Zall-Herrit, në koordinim me ushtrinë shqiptare. Forcat amerikane mbërritën me dy aeroplanë CV-22 Osprey, në një operacion me dukshmëri të ulët.

Qëllimi i stërvitjes ishte rritja e gatishmërisë për vendosje emergjente në rajon, duke testuar aftësinë e njësive për reagim të shpejtë dhe efektiv ndaj situatave të krizës.

Në deklaratën e ambasadës theksohet se kjo stërvitje forcon bashkëpunimin dhe ndërveprueshmërinë mes forcave të dy vendeve, si dhe konfirmon angazhimin e përbashkët për sigurinë rajonale.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *