Foshnje e lindur në 2024 ndërron jetë në Spitalin e Përgjithshëm të Kërçovës

DPB Kërçovë njofton se në Spitalin e Përgjithshëm të Kërçovës ka ndërruar jetë një foshnje njëvjeçare. Mbrëmë, në orën 12:10, u paraqit se në departamentin e fëmijëve të spitalit ishte dërguar një foshnje, e lindur në vitin 2024, në gjendje të rëndë shëndetësore. Edhe pas dhënies së ndihmës mjekësore dhe kryerjes së reanimimit, foshnja ka ndërruar jetë. Mjekët konstatuan vdekjen pa shenja dhune. Me urdhër të prokurorit publik, trupi iu dorëzua për autopsi. Sipas njoftimit të MPB/Telegrafi.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *