Debatet rreth një marrëdhënieje të mundshme midis Edi dhe Benita Zenës në Big Brother VIP Kosova 4 kanë marrë hov, pasi një fotografi e vjetër po qarkullon gjerësisht në rrjetet sociale.
Gjatë qëndrimit në shtëpi të dy kanë deklaruar se nuk njiheshin jashtë programit. Edi kishte thënë më parë se para hyrjes në BBVK kishte pranuar një kërkesë për shoqëri nga Benita, por se nuk kishin pasur kontakt apo njohje të mëparshme.
Një foto e publikuar në vitin 2019, ku të dy shfaqen së bashku dhe duken të afërt, ka bërë që fansat të vënë në pikëpyetje këto deklarata. Pamjet po shpërndahen në TikTok, Instagram dhe X, ndërsa komentet dhe kërkesat për sqarime nga ana e ndjekësve vazhdojnë.
Produksioni i emisionit nuk ka dhënë ende një reagim, dhe publiku vazhdon të diskutojë ndikimin që kjo foto mund të ketë në dinamikën e lojës. Burimi: Telegrafi.