Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, u shpreh optimist para përballjes së play-offit të Kampionatit Botëror 2026 kundër Sllovakisë.
Kosova do të jetë mysafire e Sllovakisë në gjysmëfinale, ndërsa në finale do të ndeshet me fituesin e duelit Turqi–Rumani.
Në një deklaratë për faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Foda tha se përballja do të jetë shumë e barabartë. “Ndeshja e parë është si mysafir i Sllovakisë. Sllovakia ka një ekip shumë të mirë. Fituan ndaj Gjermanisë në shtëpi me rezultat 2-0”, deklaroi ai.
Ai shtoi se nga rezultatet e fundit skuadra ka marrë vetëbesim: “Por, barazuar në rezultatet e fundit, shënuam fitore në Suedi dhe Slloveni edhe gjithashtu kundër Islandës si mysafir. Ekipi tani ka shumë vetëbesim dhe do të jetë ndeshje shumë e barabartë”.
Foda theksoi se të gjithë fokusin e kanë te Sllovakia, e më pas do të mendojnë për finalen, e cila mund të zhvillohet në Prishtinë: “Nëse e fitojmë këtë ndeshje, pastaj kemi një ndeshje në shtëpi ku mund të vendosim gjithçka. Por, siç e thashë, ndeshja më e rëndësishme është e para në Sllovaki dhe pastaj të shohim më tej”.
Përballja e parë mes Sllovakisë dhe Kosovës zhvillohet më 26 nëntor, ndërsa finalja më 31 dhjetor, gjithnjë nëse “Dardanët” arrijnë deri atje.
Burimi: Telegrafi.