Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjeneral-lejtënant Bashkim Jashari, priti sot me ceremoni ushtarake komandantin e Forcave Tokësore të Turqisë, gjeneral Metin Tokel.
Gjatë takimit, Gjenerali Jashari e uroi Tokelin për emërimin në detyrë dhe e falënderoi për vizitën në Republikën e Kosovës.
Të dy diskutuan për bashkëpunimin ndërmjet FSK-së dhe Forcave të Armatosura të Turqisë, me theks trajnimet dhe aktivitetet që kanë pasur rol në zhvillimin dhe ngritjen e Forcës, si dhe për mundësitë e zgjerimit të këtij bashkëpunimi për të rritur kapacitetet ushtarake të FSK-së.
Nga ana e tij, Gjenerali Tokel rikonfirmoi përkushtimin e tij dhe të Forcave të Armatosura të Turqisë për të vazhduar dhe thelluar bashkëpunimin me FSK-në, duke vlerësuar zhvillimin dhe profesionalizmin e ushtrisë së Kosovës.
Në përfundim, të dy gjeneralët u pajtuan për zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit bilateral në fushën e mbrojtjes, me fokus te aktivitetet e përbashkëta për avancimin e ndërveprueshmërisë ndërmjet forcave.
/Telegrafi/