Getinjo bën një kërkesë me tone ironike në Instagram

Reperi i njohur shqiptar, Getinjo, ka bërë një kërkesë përmes rrjeteve sociale, duke ndarë një postim në InstaStory ku u drejtohet ndjekësve të tij.

“A më blen dikush një iPhone 17 Pro Max bre? Se mbeta vetëm unë. Allahile merreni seriozisht”, ka shkruar ai, duke lënë të kuptohet se bëhet fjalë për një deklaratë me tone ironike.

Kjo kërkesë vjen në një kohë kur shumë figura publike kanë ndërruar telefonin e tyre me modelin më të ri të iPhone-it, çka duket se ka qenë një nga arsyet që ka nxitur postimin e artistit.

Getinjo kohët e fundit është parë më aktiv në rrjetet sociale, ndërsa më pak i angazhuar në muzikë. Ai është tërhequr prej disa kohësh nga skena muzikore, megjithëse vazhdon të mbetet një emër i pëlqyer mes publikut.

Ende mbetet për t’u parë nëse kjo kërkesë me nota humori do të marrë përgjigje nga ndjekësit e tij.

/Telegrafi/

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *