Një nga banorët më të përfolur që iu bashkua edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova është Getoari. Ai ka ndarë disa detaje personale rreth jetës private dhe martesës së tij me bashkëshorten, e cila është me origjinë siciliane.
Në një intervistë të dhënë pak para hyrjes në shtëpinë e famshme, Getoari foli për historinë e njohjes së tyre dhe përjetimet që kanë kaluar së bashku.
“Ne jemi njohur në Belgjikë, unë kam 31 vite që jetoj atje”, tha ai, duke zbuluar se lidhja e tyre ka zanafillën në emigracion.
Ai tregoi gjithashtu se ceremonia e martesës është mbajtur në Turqi vitin e kaluar dhe ka zgjatur pesë ditë.
“Dasmën e kemi bërë në Turqi vitin e kaluar dhe ka zgjatur pesë ditë”, u shpreh ai.
Getoari shtoi me humor se prindërit i kishin kërkuar të martohej me një vajzë shqiptare, por fati deshi ndryshe.
“Nëna dhe babai më kishin thënë të martohem me shqiptare”, shtoi ai në intervistë.
/Telegrafi/