Një person u arrestua në Gjakovë të shtunën rreth orës 20:00, pasi në rrjetet sociale publikoi foto ku ekspozonte dy armë zjarri — një pushkë gjuetie dhe një pistoletë — që dyshohet se i përkasin atij.
Pas identifikimit të lokacionit, njësitë policore bastisën shtëpinë e të dyshuarit dhe gjetën e konfiskuan armët e ekspozuara.
Armët u morën si prova materiale. I dyshuari u shoqërua për intervistim dhe, pas konsultimit me prokurorin, u lirua në procedurë të rregullt.
Rasti vazhdon të hetohet për armëmbajtje pa leje. /Telegrafi/