Flora Hoxha, 75 vjeçe, është gjetur e pajetë pranë lumit Devoll. Burime pranë policisë thanë se trupin e saj e zbuluan pasditen e sotme, raporton euronews.al.
E moshuara ishte larguar nga banesa në fshatin Progër rreth orës 05:00 të djeshmja. Ajo jetonte me bashkëshortin dhe, sipas familjarëve, vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Dyshohet se ajo është marrë nga ujërat e kanalit kryesor të fshatit, i cili prej tri ditësh ishte i përmbytur.
Për gjetjen e trupit u angazhuan forcat e policisë, zjarrfikësit dhe emergjencat civile, dhe vetëm mëngjesin e sotëm u bë e mundur nxjerrja e trupit.