Gjykata e Posaçme lë në fuqi pezullimin dhe ndalimin e daljes për Belinda Ballukun

Trupa gjykuese e Gjykatës së Posaçme la në fuqi dy masa sigurie ndaj ministres Belinda Balluku: ‘pezullim i ushtrimit të detyrës dhe funksionit’ dhe ‘ndalim i daljes jashtë vendit’, në kuadër të hetimeve për shkelje të barazisë në tenderë.

Balluku u paraqit në GJKKO rreth orës 09:00 të së shtunës dhe qëndroi rreth 45 minuta. Seanca u ndërpre për dy orë, pasi mbrojtja kërkoi kohë për t’u njohur me dosjen.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) njoftoi më 31 tetor se kishte ngritur akuzë ndaj Ballukut për veprën penale ‘Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tenderë apo ankande publike’, kryer në bashkëpunim. Burimi: euronews.al.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *