Gjykata ka shpallur fajtorë mjekët Petrit Rexhepi dhe Elona Burba për vdekjen e Doriana Hakës, bashkëshortes së ish-portierit të Partizanit, Alban Hoxha. Doriana Haka humbi jetën në nëntor 2014, dy javë pas lindjes së fëmijës së saj të parë.
Sipas vendimit gjyqësor, reanimatorja Elona Burba u dënua me 1 vit burg, i cili u konvertua në 2 vite shërbim prove, dhe iu pezullua licenca për 2 vite. Kirurgu Petrit Rexhepi u dënua me 6 muaj burg, të cilët u konvertuan në 12 muaj shërbim prove.
Lajmi është bërë i ditur në raportimin e Top Channel nga gazetaria Anila Hoxha.