Gjykata Supreme shfuqizon Rregulloren nr.1450/1 të ‘Termokos’, pranohet padia e A.U.-F.

Kolegji i Gjykatës Supreme ka aprovuar si të themeltë kërkesëpadinë e A.U.-F. kundër Ndërmarrjes Publike “Termokos” Sh.A. Gjykata ka shpallur të paligjshme dhe ka shfuqizuar Rregulloren nr.1450/1, e datës 08.08.2024, për organizimin dhe sistematizimin e vendeve të punës në ndërmarrje.

Gjykata mbajti seancën e shqyrtimit më 12.11.2025 dhe e shqyrtoi konfliktin administrativ në pajtim me nenet 58 dhe 59 të Ligjit Nr. 08/L-182 për Konfliktet Administrative, në praninë e palëve.

Në shqyrtim Gjykata ka vlerësuar me kujdes bazën ligjore, përmbajtjen, formën dhe procedurën për miratimin, shpalljen dhe hyrjen në fuqi të aktit nënligjor të kontestuar, duke konstatuar se ai është nxjerrë në kundërshtim me dispozitat e Ligjit për Ndërmarrjet Publike dhe ndryshimet e tij.

Nga dokumentet dhe provat e administruara gjatë shqyrtimit rezulton se Rregullorja nr.1450/1 është nënshkruar nga Kryeshefi Ekzekutiv i ndërmarrjes, i cili sipas Gjykatës nuk ishte person i autorizuar për miratimin e akteve nënligjore normative që përfshijnë organizimin dhe sistematizimin e brendshëm të vendeve të punës.

Gjykata thekson se padia është e bazuar në ligj, ndërsa akti nënligjor i kontestuar është nxjerrë pa kompetencë ligjore dhe në kundërshtim me parimin e ligjshmërisë.

Burimi: Telegrafi

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *