Glauk Konjufca nuk siguron votat për kryeministër, vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme

Glauk Konjufca, mandatar i dytë i propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje për postin e kryeministrit, nuk ka arritur të sigurojë votat e nevojshme në Kuvendin e Kosovës.

Në votimin që u zhvillua, 56 deputetë votuan pro, 53 ishin kundër dhe katër abstenuan.

Pasi nuk u arrit shumica e nevojshme për të mandatuar kryeministrin, vendi pritet të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *