GO+ Peja arriti fitoren e gjashtë në shtatë ndeshje, duke mposhtur Vëllaznimin 86:75. Çerekët përfunduan 26:15, 23:21, 21:23 dhe 16:16.
Vendasit nisën ndeshjen më mirë, krijuan epërsi deri në 9 pikë (17:8) dhe fituan çerekun e parë 26:15. Në gjysmë rezultati ishte 49:36, ndërsa epërsia e Pejës gjatë pjesës arriti deri në 15 pikë.
Gjatë pjesës së dytë, epërsia më e madhe shënoi 20 pikë (58:38), por Vëllaznimi u rikthye dhe ngushtoi në 65:58. Pas 30 minutash rezultati ishte 70:59. Megjithë përpjekjet e mysafirëve, Peja menaxhoi avantazhin dhe fitoi 86:75.
Te GO+ Peja, Skyler Tyrone Flatten shënoi 24 pikë dhe mori 5 kërcime; Jordan Johnson shtoi 18 pikë, 5 kërcime dhe 4 asistime; Tajh Green përfundoi me 14 pikë e 13 kërcime. Te Vëllaznimi më i miri ishte Marques Warrick me 24 pikë.
Pas kësaj ndeshjeje, GO+ Peja ka gjashtë fitore dhe një humbje, ndërsa Vëllaznimi ka një fitore dhe gjashtë humbje.
Burim: Telegrafi