Eksperti Granit Sokoli paralajmëron se bizneset ushqimore, të mëdha dhe të vogla, rrezikojnë të mbyllen me hapjen e kapitullit të Bashkimit Europian për sigurinë ushqimore nga ana e Shqipërisë.
Sokoli thekson se ky është një realitet që nuk thuhet me zë të lartë, por është krejtësisht i vërtetë.
“Për të plotësuar standardet e Bashkimit Europian, me gjithë dhimbjen që do t’i kushtojë bizneseve, një pjesë e tyre do të mbyllen sidomos për qumështin apo mishin. Do të mbyllen kur ne të jemi anëtarë. Ato që nuk kanë NIPT nuk do të ekzistojnë fare.”
Ai paralajmëron se edhe bizneset e mëdha mund të përjashtohen nga tregu nëse nuk përmbushin kushtet, por thekson se ka kohë për të marrë masa dhe për të investuar.
Sipas Sokolimit në A2 CNN, bizneset duhet të përmirësojnë higjienën, gjurmueshmërinë, dokumentacionin dhe standardet teknike për t’u përshtatur me kërkesat e BE-së.