Një grua që dyshohet se u sulmua me sëpatë sot në Gadime të Lipjanit është në gjendje stabile, konfirmoi Naser Syla, drejtori i Emergjencës në Prishtinë.
“Gjendja e saj është stabile”, tha Syla.
Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrina Shala, konfirmoi se incidenti po hetohet si “Vrasje në tentativë”, në bazë të nenit 172, paragrafi 1.8 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Sipas Shalës, i dyshuari është ende në arrati. Ajo shtoi se prokurori i shtetit, në koordinim me njësitë e tjera relevante, po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme për arrestimin e tij.