Në spektaklin e së premtes të Big Brother VIP Kosova u krijua një debat i tensionuar pasi gjatë transmetimit u shfaq një klip që përmbledhte sjelljen e banoreve Alba dhe Benita ndaj banores së re, Elijona Binakaj. Audienca e perceptoi këtë material si një formë bullizimi të përsëritur gjatë javës.
Pas transmetimit, Alba Pollozhani reagoi në mënyrë të ashpër, duke akuzuar produksionin se kishte montuar qëllimisht pamjet për ta paraqitur atë negativisht. Ajo u ngrit dhe debatoi me tone të larta me moderatorin Alaudin Hamiti, duke thënë: ‘E keni montuar klipin në të keqen time, po ma denigroni imazhin!’
Hamiti i kërkoi qetësi dhe sqaroi se klipi përmbante vetëm situata të ndodhura brenda javës, pa ndërhyrje tendencioze, por Alba insistoi se pamjet synonin ta paraqisnin si person që bënte bullizim.
Debati shkaktoi tension si në studio, ashtu edhe brenda shtëpisë së Big Brother, dhe banorët e tjerë u panë të habitur nga intensiteti i përplasjes.
Ngjarja po komentohen gjerësisht në rrjetet sociale, ku opinioni është i ndarë: disa e konsiderojnë reagimin e Albës të tepruar, të tjerë mendojnë se klipi nuk tregoi të gjithë kontekstin.
Burimi: Telegrafi.