Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka reaguar pas vendimit për caktimin e datës 28 dhjetor për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.
Në një postim Hamza shkruan se tani është koha për të parë përpara. “Qytetarë të dashur, data e zgjedhjeve është caktuar dhe tani është koha të shikojmë përpara. PDK është e gatshme, me ekip, me program dhe me vizion. Fitorja e PDK-së do të jetë fitore për Kosovën”, tha ai.
Në një video-mesazh, Hamza theksoi se në këtë proces po hyjnë me vendosmëri të plotë. “Presidentja e vendit ka vendosur që zgjedhjet të mbahen më 28 dhjetor, edhe pse në konsultime tona ne i dhamë argumentet pse data 21 dhjetor do të ishte më e drejtë, vendimi tashmë është marrë”, shtoi ai.
Kreu i PDK-së shtoi se Kosova ka nevojë për normalitet, stabilitet dhe për një qeveri që punon, jo për kriza, improvizime e përçarje.
Telegrafi.