Hamza: Ramiz Lladrovci mbetet pjesë e PDK-së, Drenasi bastion i partisë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, deklaroi se Ramiz Lladrovci mbetet pjesë e pandashme e PDK-së dhe një figurë e rëndësishme për partinë dhe komunën e Drenasit.

Në postimin e tij publik, Hamza tha se gjatë takimit ritheksuan pa hezitim përkatësinë e Lladrovcit ndaj PDK-së. “Në takim me mikun tim, zemërhapur, ritheksuam pa kushte se Ramiz Lladrovci ka qenë, është dhe mbetet PDK”, shkroi ai.

Hamza shtoi se Drenasi vazhdon të jetë një prej bastioneve të forta të PDK-së dhe të vizionit të dëshmorëve të UÇK-së. Ai theksoi se qeverisja aktuale në këtë komunë dëshmon unitetin dhe energjinë politike drejt fitores në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Në përfundim Hamza shkroi: “Drenasi është komuna e shtatë ku vizioni i heronjve tanë të luftës dhe paqes vazhdon të jetë bastion i fitoreve, në zemrën e Kosovës. Energjitë e bastionit të UÇK-së dhe PDK-së, në Drenasin e dëshmorëve dhe martirëve, me qeverisjen e shkëlqyer, do të jenë dëshmi e unitetit tonë për fitoren e 28 Dhjetorit. Të bashkuar, gjithmonë të fituar!”

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *