Haradinaj: AAK nuk do të hyjë në koalicione parazgjedhore për 28 dhjetorin

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se në zgjedhjet e 28 dhjetorit nuk do të hyjnë në koalicione parazgjedhore.

Në Klan Kosova ai theksoi se i vetmi përjashtim do të ishte nëse partitë opozitare garonin me një listë të përbashkët. “Nuk bëjmë kësaj here koalicion me askënd. I vetmi ndryshim do të ishte një listë e përbashkët e krejt opozitës. Kam qenë ithtar edhe në zgjedhjet e mëhershme, por s’ka pasur gatishmëri. Tani është vonë”, tha ai.

Ai shtoi se nuk do të bëjnë koalicione klasike as me PDK-në, as me LDK-në apo ndonjë parti tjetër.

Haradinaj gjithashtu u shpreh i hapur që parti të vogla të bashkohen në listën e AAK-së.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *