Harry Bajraktari pritet nga ushtruesja e detyrës së ambasadores amerikane në Kosovë

Ushtruesja e detyrës së ambasadores së Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Anu Prattipati, priti sot në një takim veprimtarin dhe filantropin shqiptaro-amerikan, Harry Bajraktari.

Gjatë takimit të zhvilluar në Ambasadën Amerikane në Prishtinë, Prattipati vlerësoi dekadat e shërbimit publik të Bajraktarit në SHBA dhe angazhimin e tij të vazhdueshëm në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës.

Harry Bajraktari është i njohur për rolin e tij aktiv në komunitetin shqiptaro-amerikan dhe për mbështetjen e vazhdueshme ndaj çështjeve shqiptare. Ai u mirëprit në ambasadë për kontributin e tij në afrimin e mëtejshëm të dy vendeve.

Takimi u zhvillua në një atmosferë miqësore, ku u ritheksua rëndësia e bashkëpunimit strategjik dhe të qëndrueshëm ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *