Humphrey Ker, drejtor ekzekutiv i Wrexham AFC dhe mik e koleg i Ryan Reynolds, tha se aktori dhe bashkëshortja e tij, Blake Lively, shpesh i shmangen vëmendjes mediatike përmes vizitave në Wrexham.
Sipas Ker, në një intervistë për DailyMail, një udhëtim në Wrexham mjafton për t’i “shpëtuar” vorbullës së publicitetit: banorët nuk interesohen për famën e tyre, por pyesin nëse Ryan do të blejë një qendërmbrojtës të ri. Ai shtoi se çifti ka kaluar një periudhë të vështirë gjatë 18 muajve të fundit.
Këto komente vijnë ndërsa Blake Lively arriti një fitore të rëndësishme në padinë e saj për ngacmim seksual kundër Justin Baldoni dhe producentit Jamey Heath.
Dokumentet ligjore tregojnë se një gjykatës federal ka urdhëruar Heath të dorëzojë brenda tre ditësh të gjitha pamjet e videos së lindjes në shtëpi të gruas së tij, pamje që Lively pretendon se ai ia ka shfaqur asaj në vendin e punës pa paralajmërim.
Lively ka deklaruar se fillimisht e mori klipin si pornografi, pasi sipas saj shfaqej një grua krejtësisht e zhveshur me këmbët e hapura. Heath e mohon këtë dhe thotë se ka treguar vetëm një video të momenteve pas lindjes.
Gjykata vendosi se pamjet e plota mund të jenë prova thelbësore për sqarimin e çështjes. Me urdhrin e ri, gjykatësi kërkon çdo material që lidhet drejtpërdrejt me akuzat, përfshirë të gjitha versionet e videove të lindjes, duke i dhënë Lively një avantazh në betejën ligjore.
Burimi: Telegrafi (referuar DailyMail).