Një incident i rëndë ka ndodhur së fundmi në industrinë e muzikës shqiptare, ku Don Xhoni, së bashku me të vëllanë dhe disa miq, raportohet se kanë sulmuar producentin nga Ferizaj, Shkumbin Nebihu, i njohur si Bini Diez. Në një deklaratë për ‘Prive by LS’, producenti shprehu tronditjen e tij dhe tha se në momentin e ngjarjes ndodhej në makinë me familjen. “Jam shokuar. Kjo që ka ndodhur është më e keqja që mund të kishte bërë një shqiptar, veçanërisht kur është dikush me familje”, tha ai. Ai shtoi se grupi i Don Xhonit i kishte zënë rrugën dhe kishte tentuar të sulmonte makinën e tij. Konflikti dyshohet se është përkeqësuar për shkak të reperit Nichi, i cili menaxhohet nga Bini Diez. Nichi reagoi përmes një postimi në InstaStory, duke pranuar se kishte bërë gabimin më të madh në jetë. /Telegrafi/