Inspektorati Shtetëror i Tregut sekuestron mbi 3000 pako duhan pas inspektimeve në pesë qytete

Inspektorati Shtetëror i Tregut më 17 dhe 18 nëntor 2025 kreu inspektime në territorin e qyteteve të Shkupit, Tetovës, Gostivarit, Kërçovës dhe Strugës, në 23 subjekte juridike që kryejnë tregti me pakicë të duhanit dhe produkteve të duhanit.

Gjatë kontrollit, në 16 subjekte juridike u gjetën sasi të produkteve të duhanit për të cilat subjektet nuk posedonin dokumente furnizimi dhe nuk kishin shenjat e nevojshme të akcizës.

Produktet e gjetura, në një sasi prej mbi 3000 pako me një vlerë prej mbi 1.000.000,00 denarë, u sekuestruan përkohësisht dhe u dorëzuan Agjencisë për Menaxhimin e Pronës së Sekuestruar të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Për shkeljet e konstatuara Inspektorati lëshoi urdhërpagesa për kundërvajtje dhe dërgoi njoftime te institucionet e tjera kompetente, Administrata Doganore dhe Ministria e Brendshme, për veprime të mëtejshme.

Inspektorati Shtetëror i Tregut do të vazhdojë inspektimet me qëllim përcaktimin dhe sanksionimin e tregtisë së paligjshme në përputhje me kompetencat ligjore.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *