Interi po shqyrton mundësinë e nënshkrimit të portierit të Aston Villa, Emiliano Martinez, në afatin kalimtar të janarit, sipas raportimeve të Football Insider.
Portieri argjentinas vazhdon të lidhet me një largim nga Villa Park pas dështimit të një transferimi të mundshëm drejt Manchester United në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës. Sipas raportit, Aston Villa mund të pranojë të shesë 33-vjeçarin nëse vjen një ofertë e përshtatshme në fillim të vitit të ardhshëm.
Interi, nën drejtimin e Cristian Chivu, raportohet se ka dyshime mbi portierin aktual titullar, Yann Sommer, dhe për këtë arsye po vlerëson alternativa përpara hapjes së tregut në janar. ‘Nerazzurrët’ aktualisht kryesojnë Serie A me 24 pikë, duke lënë pas Romën për shkak të golaverazhit.
Thashethemet rriten pas dështimit të transferimit të Martinez te Manchester United verën e kaluar. Raportohet se portieri qëndroi pranë telefonit në pritje të një marrëveshjeje midis Villa dhe United në ditën e fundit të afatit, por Manchester United firmosi në vend të tij me të riun Senne Lammens.
(Burimi: Telegrafi, sipas Football Insider)