iOS 27 pritet të përqendrohet në performancë dhe veçori të inteligjencës artificiale

Përditësimi i iOS 26 për iPhone përqendrohej tek ndërfaqja e re ‘Liquid Glass’ dhe disa veçori të reja.

Sipas Mark Gurman të Bloomberg, transmeton Telegrafi, përditësimi i ardhshëm i madh, iOS 27, do të fokusohet në përmirësimin e performancës dhe në veçori të inteligjencës artificiale.

Gurman thotë se Apple po i jep përparësi rregullimeve të gabimeve, përmirësimit të performancës së sistemit bazë dhe stabilitetit të përgjithshëm të platformës.

Përveç përmirësimeve të performancës dhe stabilitetit, përditësimi pritet të zgjerojë përdorimin e inteligjencës artificiale në më shumë aplikacione. Ai përfshin gjithashtu një agjent të inteligjencës artificiale të fokusuar në shëndet dhe aftësi kërkimi në internet të mbështetura nga AI.

Apple thuhet se po punon edhe në një chatbot ‘të plotë’ me emrin ‘Veritas’, i cili mund të përdoret për të përmirësuar Siri-n.

Lajmin raporton Telegrafi, duke cituar Mark Gurman të Bloomberg.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *