IP Petrol përfundon fushatën ‘Mbushe dhe Ndihmo’ për mbështetjen e grave me kancer të gjirit

Në tetorin e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, IP Petrol përfundoi fushatën humanitare ‘Mbushe dhe Ndihmo’, një iniciativë për mbështetjen e grave dhe rritjen e vetëdijes për këtë sëmundje.

Gjatë gjithë muajit, kompania ndau nga çdo furnizim në rrjetin e saj fonde të dedikuara për programet mbështetëse të shoqatës ‘Jeta Vita’, përmes ‘Fondacionit Jahjaga’. Kontributi përfundimtar do t’u dedikohet programeve që ofrojnë ndihmë të drejtpërdrejtë për gratë që përballen me kancerin e gjirit.

Kampanja ‘Mbushe dhe Ndihmo’ ishte një prej nismave më domethënëse të këtij viti nga IP Petrol, duke theksuar se fuqizimi i gruas dhe shëndeti i komunitetit mbeten prioritet strategjik për kompaninë.

‘Jemi mirënjohës për çdo klient që u bë pjesë e kësaj kauze. Çdo litër i furnizuar ka kontribuar në një qëllim më të madh.’

Fushata u prit mirë nga klientët, me pjesëmarrje të gjerë mbi pritjet, ndërsa transparenca e procesit u garantua në bashkëpunim me organizatat përfituese.

IP Petrol riktheu përkushtimin për të vazhduar mbështetjen e kauzave sociale, duke ndërtuar ura solidariteti dhe synuar ndikim të prekshëm në komunitet.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *