Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka deklaruar se krijimi i Ushtrisë së Kosovës është arritur falë përpjekjeve të Ramush Haradinajt. Sipas tij, gjatë kohës kur ai dhe Hashim Thaçi ishin në pushtet, Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk ishin të gatshme të mbështesnin këtë proces.
Në një intervistë për ATV, Mustafa u shpreh: “Ramush Haradinajt duhet t’ia dijë për nder e gjithë Kosova. As vetë nuk e di si ka arritur t’i bindë SHBA-të për të bërë transformimin në ushtri. SHBA-të dhe NATO nuk kanë dashur as të dëgjojnë për krijimin e ushtrisë pa ndryshime kushtetuese.”
Ai shtoi se për këtë arritje, Haradinaj ka merita të veçanta.
(Video e intervistës mund të shihet këtu: https://www.facebook.com/reel/837188495708601)