James Harden 55 pikë, Clippers fitojnë 131-116 në Charlotte

James Harden riktheu formën mbrëmë, duke udhëhequr Los Angeles Clippers drejt një fitoreje 131-116 në parketin e Charlotte Hornets.

Harden shënoi 55 pikë dhe regjistroi 7 asistime. Ai gjuajti 17/26 nga fusha, përfshirë 10/16 nga jashtë harkut dhe 11/14 nga vija e lirisë. Paraqitja e tij i afrohet rekordit personal prej 61 pikësh, të vendosur kundër New York Knicks në janar 2019.

Përveç Harden, te Clippers dallo i vi Ivica Zubac me 18 pikë, 9 ribaunde dhe 6 asistime, duke kontribuar në të dyja anët e parketit.

Te Charlotte më i dalluari ishte Kon Knuepel me 26 pikë, ndërsa Brandon Miller shtoi 21 dhe Miles Bridges 19 pikë.

Pas kësaj ndeshjeje, Clippers regjistrojnë fitoren e pestë këtë sezon (5-11) dhe zënë vendin e 11-të në Konferencën Perëndimore. Charlotte bie në bilancin 4-12 dhe renditet e 12-ta në Konferencën e Lindjes.

Rezultatet e tjera:
Charlotte – LA Clippers 116:131
Orlando – New York 133:121
New Orleans – Atlanta 98:115
Chicago – Washington 121:120
Milwaukee – Detroit 116:129
Dallas – Memphis 96:102
Denver – Sacramento 123:128

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *